
Bashkë me ardhjen e festave të fundvitit, shtohen edhe tendencat e dekorit për zbukurime në ambientet tona.
Specialistja e bimëve dhe dekorit Stela Kordalli dhe arkitektja Kilda Markja, të ftuara në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, sollën tendencat e reja të dekorit për festa.

Arkitektja Markja, thotë se e kuqja vazhdon të jetë dominuese në stolisjen e bredhit teksa këtë vit risi është edhe futja e bredhit natyral.
Ngjyra e kuqe, patjetër që është simbol, përfaqësohet si më së miri dhe e gjemë në të gjitha dekorimet e ambienteve festive dhe luan rol kryesor në aredimet e ambienteve të ndryshme qofshin ato në ambiente biznese apo shtëpi tona.
Sigurisht ka edhe tendenca të tjera, sidomos vitet e fundit, shikoj që ka një stilizim drejt thjeshtësisë apo stilit modern edhe te dekorimet, ornamentet, gjejmë një stil të pastruar sepse ndonjëherë duhet një delikatesë në vendosjen e tërë këtyre ornamenteve të cilat ndikojnë fuqishëm në ndryshimin e atmosferës së gjithë ambientit shtëpiak te secili nga ne.
Vihet re një tendencë drejt bredhave natyral, një rikthim, për shkak të anës ekologjike, të aromës të cilës ajo e lëshon në ambient, por dhe bredhat të cilët janë artificial që janë bërë në përsosmëri vijnë këndshëm dhe janë rezistent në kohë.
Nuk duhet mbingarkesa, ne kemi tendencën të blejmë ornamente pafund dhe pastaj vjen një moment kur bëjmë një seleksionim të tyre. Unë mendoj se pikat kyçe, ndriçuesit, dritat, janë dirigjentet kryesore të këtyre festave, luajnë rol kryesor në dekorimin festiv.
Nga ana tjetër specialistja e bimëve dhe dekorit, Stela Kordalli, foli për rëndësinë e lules tradicionale të Krishtlindjes dhe faktit se ajo vijon të jetë në top listën e kërkesave festive.
Unë kam sjellë një si bredh që nuk është klasik por ky ka ca kokrra, ngaqë kam disa lloj bredhash dhe pishash, këto janë kompozime që qëndrojnë deri në shkurt, se janë lule shumë rezistente.
Lulja e Krishtlindjes vazhdon të jetë klasike, nuk ka vetëm të kuqe, ka të verdhë, ka rozë, ka nuanca me të verdha, por nuk i preferojnë se janë mësuar se e kuqja është tradicionalja e Krishtlindjes.
Ditën e fundit bëjnë atë shportën klasike me panetone, verë, çokolata, proshuta, makarona dhe çojnë dhe lulen e Krishtlindjes.
Kjo lule është tropikale, nuk do të ftohtë, do të ngrohtë, thjesht ideja është te ujitja, në momentin që ujitet shumë e mbyt, ajo ujitet rrallë, kur e sheh që dheu është tharë i hedh pak, bëhet jeshile, dhe fillon e nxjerr të kuqen nga fundtetori.



