Studimi: Gazetarët e mjedisit në rrezik, përballen me ngacmime dhe vrasje

Studimi: Gazetarët e mjedisit në rrezik, përballen me ngacmime dhe vrasje

Sipas një studimi, tetëmbëdhjetë gazetarë që po hetonin dëmtimin e mjedisit janë vrarë në vitet e fundit dhe shumë të tjerë po vuajnë dhunë, ngacmime, kërcënime dhe padi.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, po heton 16 vdekje të tjera gjatë dekadës së fundit. Thuhet se numri i vrasjeve mund të jetë edhe deri në 29, çka e bën këtë fushë të gazetarisë një nga raportimet më të rrezikshme, pas raportimeve të luftës.

Në çdo kontinent gazetarët janë sulmuar gjatë hetimeve për shqetësimet rreth abuzimeve që kanë të bëjnë me ndikimin e korporatave dhe të interesave politike që përpiqen të nxjerrin pasuri nga burimet natyrore të mbetura të tokës.

Këto burime përfundojnë në të gjitha llojet e produkteve, me konsumatorët që nuk janë në dijeni historive pas tyre.

Studimi është prodhuar për "Green Blood" (Gjaku i Blertë), një projekt raportues, i cili ka për qëllim të vazhdojë raportimin e gazetarëve mjedisorë lokalë, të cilët janë detyruar të braktisin punën e tyre.

Udhëhequr nga Tregimet e Ndaluara, një grup prej 15 media partnerësh, përfshirë “Guardian”, “El Pais” dhe “Le Monde”, janë mbledhur së bashku për të hedhur një dritë ndërkombëtare mbi mënyrën se si këto aktivitete ndikojnë në mjediset dhe komunitetet lokale.

"Çështjet mjedisore përfshijnë disa nga abuzimet më të mëdha të pushtetit në botë dhe disa nga përqendrimet më të mëdha të pushtetit në botë", tha Bruce Shapiro, drejtor i Qendrës së Dartit për Gazetari dhe Traumë. /Sipas The Guardian/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy