
Tërmeti i fortë që goditi Bosnjën në orët e para të së shtunës ka shkaktuar një viktimë.
Sipas autoritete boshnjake një person ka humbur jetën, disa të tjerë janë plagosur dhe qindra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Tërmeti ishte i magnitudës 5.7 i shkallës Rihter dhe epiqendra u shënua 28 kilometra larg qytetit Bileca, ndërsa i gjithë Ballkani është shkundur nga luhatjet.
Sipas portalit klix.ba, bëhet fjalë për një vajzë nga Stolaci, në shtëpinë e së cilës ra një gur.
Familjarët e saj kanë konfirmuar për klix.ba që vajza ka vdekur dhe ajo kishte lindur në vitin 1994.
Fillimisht ajo u transferua në Spitalin e Mostarit, por mjekët vetëm konstatuan vdekjen e saj.
Raportime për tërmete ka pasur edhe nga disa qytete të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Goditja ka qenë aq e fortë, sa fillimisht, banorët e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, kanë menduar se epiqendra ka qenë në Shqipëri.



