BE në "luftë" me ShBA, Juncker premton të rrisë tarifat e automjeteve nëse Trump refuzon marrëveshjen

BE në "luftë" me ShBA, Juncker premton të rrisë tarifat e automjeteve nëse Trump refuzon marrëveshjen

Bashkimi Evropian do të përgjigjet menjëherë vendimit të Presidenti amerikan Donald Trump nëse ai tradhton premtimin e tij që të mos imponojë tarifa mbi makinat e BE, tha Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker duke treguar se si tensionet tregtare midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara u rritën përsëri.

Juncker i tha transmetuesit gjerman ZDF të premten se BE nuk do të lejonte askënd të përcaktonte politikat e saj tregtare. "Në qoftë se Uashingtoni vendosi të imponojë tarifat për automjetet", tha ai, "atëherë ne gjithashtu do të bëjmë atë".

Trump kundërshtoi të enjten një ofertë të BE për të eleminuar tarifat mbi makinat dhe tha se politikat tregtare të BE-së janë "pothuajse aq keq sa Kina", raportoi Bloomberg News.

“Ne, Trump dhe unë, ramë dakord për një armëpushim në lidhje me tarifat e reja për makinat. Sikurse ndodh me armëpushimet, ndonjëherë ato janë në rrezik, por ato qëndrojnë”, tha ai.

“Megjithatë, nëse Trump do të rrisë tarifat mbi automjetet, atëherë BE-ja do të bëjë të njëjtën gjë”, tha Juncker.

Dy palët po takohen për të punuar që të vendosin bazat për një marrëveshje të ardhshme.

Këto bisedime vijojnë ato të takimit mes Juncker dhe Trump në korrik.

Kancelarja Angela Merkel do të takojë Juncker të martën, tha të premten zëdhënësja e qeverisë gjermane Ulrike Demmer. Ajo nuk pranoi të komentojë mbi vërejtjet e fundit të Trump, por tha se Gjermania në thelb u përpoq të ulte barrierat tregtare dhe të nxiste tregtinë e lirë.

Çështja e tregtisë do të diskutohet edhe kur Merkel të takohet më vonë në Francë, me Presidentin francez Emmanuel Macron.

BE mbetet në kundërshtim me Shtetet e Bashkuara mbi bllokimin e SHBA për emërimin e gjyqtarëve në Organizatën Botërore të Tregtisë, mbi tarifat e vendosura për arsye të sigurisë kombëtare dhe për qëndrimin e ashpër të Uashingtonit ndaj Kinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy