E thonë 1200 shkencëtarë, heqja e masave Covid në Angli është kërcënim për botën

E thonë 1200 shkencëtarë, heqja e masave Covid në Angli është kërcënim për botën

Plani i Boris Johnson për të hequr të gjitha kufizimet pandemike në Angli të hënën është konsideruar  nga 1200 ekspertë si kërcënim për botën dhe sipas tyre siguron terren për shfaqjen e varianteve rezistente ndaj vaksinave.

Pozicioni i Britanisë si një qendër transporti global nënkupton se çdo variant i ri do të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Këshilltarët qeveritarë në Zelandën e Re, Izrael dhe Itali ishin ata që ngritën alarmin për heqjen e kufizimeve, ndërsa më shumë se 1,200 shkencëtarë mbështetën një letër në revistën "Lancet" që paralajmëronte se strategjia mund të lejonte zhvillimin e varianteve rezistente ndaj vaksinës.

Një këshilltar i qeverisë së Zelandës së Re i tha samitit se ai dhe kolegët e tij ishin të surprizuar për hapat e ndërmarrë në Angli, shkruan The Guardian.

"Në Zelandën e Re gjithmonë kemi kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar kur bëhet fjalë për ekspertizë shkencore, ndaj vendimi është kaq i jashtëzakonshëm sa nuk po ndjek as parimet themelore të shëndetit publik," tha Michael Baker, profesor i shëndetit publik në Universitetin të Otagos dhe një anëtar i grupit këshillues teknik të ministrisë së Shëndetësisë të Zelandës së Re për Covid-19.

Prof. José Martin-Moreno i Universitetit të Valencias, një këshilltar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), gjithashtu ka thënë: "Nuk mund ta kuptojmë pse po ndodh kjo megjithë njohuritë shkencore që keni".

Të tjerët paralajmëruan se vendimi i qeverisë britanike do të imitohej edhe nga autoritetet diku tjetër.

"Ajo që kam frikë është se disa nga vendet do të ndjekin shembullin e Mbretërisë së Bashkuar", tha dr. William Haseltine, një ish-studiues i Shkollës Mjekësore të Harvardit dhe një studiues i AIDS që kryeson Access Health International, një think tank në New York.

Shqetësimet e shprehura në vendet e tjera vijnë pasi prof. Chris Whitty, zyrtari kryesor mjekësor për Anglinë, paralajmëroi se numri i njerëzve në spital me Covid-19 mund të arrijë nivele " të frikshme" brenda javësh, pasi rastet u rritën për shkak të variantit ngjitës Delta dhe heqjes së kufizimeve.

Shifrat e të infektuarve me Covid në MB janë në nivelin më të lartë në gjashtë muaj sipas shifrave të qeverisë dhe numri i njerëzve në spital dhe që vdesin me Covid janë në nivelin e tyre më të lartë që nga marsi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy