Lady Diana, princesha e Uellsit rikthehet në vëmendje 27 vite pas vdekjes së saj. “Kush e vrau Dianën?”, një dokumentar që do të eksplorojë rrethanat rreth vdekjes së saj, më 31 gusht 1997, pritet të vijë së shpejti për publikun.
Filmi, një dokumentar në seri do të shfaqë intervistat e rralla disa prej të cilave të pashfaqura më parë, me disa burime kyçe të lidhura me aksidentin që shkaktoi vdekjen e Dianës.
Ai do të hedhë dritë mbi ngjarjen tragjike që ka tërhequr vëmendjen e botës për dekada.
Emma Cooper do të drejtojë dhe ekzekutojë produksionin që po financohet dhe zhvillohet nga një bashkëpunim midis EverWonder dhe Empress, dy kompani që po bashkëpunojnë për një sërë filmash, që shqyrtojnë vdekjet tronditëse të figurave ikonike, duke shpresuar të zbulojnë informacione të reja rreth rrethanave që çuan në vdekjet e tyre, ndërsa shqyrtojnë historitë njerëzore dhe kontekstin historik në qendër të këtyre ngjarjeve.
Një rast i tillë është edhe ai i vdekjes së Marilyn Monroe, e cila më herët ka qenë subjekt për një tjetër film.
Diana, Princesha e Uellsit, humbi jetën në 31 gusht 1997, ndërsa makina me të cilën po udhëtonte u përplas në urën Pont de l’Alma në Paris.
Bashkë me të vdiqën edhe partneri i saj Dodi Fayed dhe shoferi Henri Paul, i cili u zbulua se ishte i dehur në momentin e aksidentit.
Edhe sot, 27 vjet pas ngjarjes tragjike, rreth vdekjes së princeshës së Uellsit ka shumë hipoteza dhe gjëra që pritet të zbulohen.



