Çmimet e fruta-perimeve/ Tregtarja: Çdo gjë është shtrenjtë, populli nuk ka faj (VIDEO)

Çmimet e fruta-perimeve/ Tregtarja: Çdo gjë është shtrenjtë, populli nuk ka faj (VIDEO)

Çmimi i shalqirit në vend, po tregtohet mesatarisht me 200 lekë të vjetra kilogrami, ndërkohë që tregtarët ankohen se nuk kanë shitje dhe se fitimi është minimal.

Gazetarja e MCN TV, Valbona Lila u ndal në një treg fruta-perimesh në kryeqytet, për të parë nga afër situatën e çmimeve.

Duke folur për mikrofonin e MCN, një tregtare tha se një kilogramë shalqi shitet me 250 lekë të vjetra dhe në pikat e grumbullimit e marrin me 200 lekë.

Shumë shtrenjtë janë çmimet, shesim për 50 lekë dhe për 100 lekë, shkoni në Kashar. Çmimet janë atje, pastaj hajdeni këtu. Për 50 lekë i shesim. S’ka! Nuk tërhiqet malli, nuk ka punë fare.

Po punojmë kot. Çmimet janë shtrenjtë, molla është shumë shtrenjtë, pjeshka, kajsia, shtrenjtë janë. Më shtrenjtë janë tani se sa vjet, malli është i shtrenjtë nuk flitet dot, populli nuk ka faj.

Molla është e jashtme. Sallata shumë shtrenjtë e merr sot 1700 lekë të vjetra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy