Kandidati për kreun e LSI, Përparim Spahiu, ka zgjedhur panairin e produkteve lokale në Dibër për të kërkuar vëmendjen e qeverisë për nxitjen e prodhimeve bujqësore.
Deputeti Spahiu i kujtoi qeverisë se nuk ka mbajtur premtimin për ta çuar në 5% buxhetin për bujqësinë dhe bëri thirrje që në mandatin e ardhshëm qeveria të rrisë investimet për këtë sektor. Fermerëve dibranë të pakënaqur nga politikat e qeverisë, kryebashkiaku Muharem Rama, u premtoi mbështetjen maksimale të tij.
Ashtu siç kishte paralajmëruar, fushatën e tij për kryetar të LSI, Përparim Spahiu do ta përqëndrojë tek gjërat që nuk shkojnë mirë në qeverisjen e vendit.
Nga Dibra, deputeti i përjashtuar i LSI, i ka kujtuar qeverisë premtimin e pambajtur për rritjen e buxhetit të Bujqësisë, Ministri kjo që drejtohet nga Edmond Panariti.



