Putin paralajmëron për rrezikun e “konfliktit të gjerë”

Putin paralajmëron për rrezikun e “konfliktit të gjerë”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se qëndrimi aktual ndaj programeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut çon kah një “konflikt i shkallës së gjerë”.

Në një artikull të botuar në ueb-faqen e Kremlinit, Putin, në mënyrë jodirekte, kritikoi paralajmërimet e SHBA-së për veprim të mundshëm ushtarak dhe tha se rritja e presionit mbi Phenjanin nuk do ta zgjidhë problemin.

Komentet vijnë pasi Koreja e Veriut ka lëshuar këtë javë një raketë mbi Japoni dhe ka kërcënuar ishullin amerikan Guam.

Putin tha se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes “dialogut të drejtpërdrejtë midis palëve, pa parakushte”.

“Provokimet, presioni, retorika sulmuese nuk çojnë askund”, tha Putin.

Koreja e Veriut ka kryer disa prova raketore kohëve të fundit, por të martën ka qenë hera e parë që ajo ka lëshuar mbi Japoni një armë balistike./REL

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy