Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë të u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.
Alla u dënua me 3 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.



