Policia angleze mbylli një rrugë për dy ditë për të hetuar një raportim të një trupi të vdekur të hedhur në pyll, por më vonë zbuloi se ishte një kukull seksi e hedhur .
Policia e Warwickshire tha se ndoqi “procedurën e duhur” duke dërguar një ekspert mjeko-ligjor në pyllin afër Kinetonit dhe duke rrethuar një korsi fshati për 31 orë.
Por trupi i dyshuar rezultoi një kukull seksi me përmasa reale.
Një burim lokal tha për The Sun :“Një kalimtar vuri re këmbën dhe dorën e një gruaje që nxirrte nga drithi dhe njoftoi policinë duke menduar se ishte një trup i pajetë.”
Policia mendoi se bëhej fjalë për vrasje dhe njoftoi një ekip të mjekësisë ligjore.
Ata kishin një oficer që drejtonte çdo skaj të rrugës, kishte dy furgona të mjekësisë ligjore dhe hetues të tjerë që kërkonin të dhëna.
Kur më në fund nxorën zvarrë kufomën e kuptuan gafën. Oficerët qeshën shumë për këtë. Ishte një kukull seksi shumë e pistë.
Policia ka qenë e pozicionuar në vendngjarje nga dreka e së martës deri të mërkurën mbrëma, sipas burimit.



