Shehi: Takimi Yee-Basha la një derë të hapur për zgjidhjen e krizës

Shehi: Takimi Yee-Basha la një derë të hapur për zgjidhjen e krizës

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e cilëson pozitiv takimin e djeshëm të zv.ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit me kreun e PD-së, Basha. Në një intervistë për emisonin “Dritare” të Rudina Xhungës, Shehi tha se takimi Hoyt Brian Yee – Basha la një derë të hapur për zgjidhjen e krizës.

“Yee është personazhi më i rëndësishëm, është më inçiziv, për sa u përket vendimeve. Ajo që diskutoi sot dhe fryma e negocimit, më bën që të kem një farë optimizmi. Ai la një derë të hapur, sado të vogël, për shkak të kohës. Por e rëndësishme është është fryma, besimi reciprok që krijoi mes dy palëve. Lidhi një urë që mund të ecin ide dhe njerëz dhe ndaj unë e quaj pozitive.

Nga pala tjetër ka ardhur një propozim tjetër që si fillim Basha duhet ta shohë dhe ta vlerësojë dhe pastaj të merret edhe një vendim. Besoj se deri nesër, e shumta deri në pasnesër do të jepet vendimi për të pranuar ose jo propozimin e Yee. U diskutua nëse jemi dakord që t’i jepet roli i negociatorit SHBA dhe për ne kjo është shumë e pranueshme. Por, duhet thënë se ne nuk mund të pranojmë zgjedhje me këto kushte që janë sot. Ne do të rezistojmë. Sepse populli e tregoi dhe ndërkombëtarët e panë, me protestën ku u mblodhën mijëra njerëz në shesh”, tha Shehi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy