Studentët e mjekësisë, 3 vite punë të detyruar/ Alimehmeti: Ligji, nul që në origjinë. Specializantët punojnë katër vite pa pagesë (VIDEO)

Studentët e mjekësisë, 3 vite punë të detyruar/ Alimehmeti: Ligji, nul që në origjinë. Specializantët punojnë katër vite pa pagesë (VIDEO)

Studentët e mjekësisë nuk do të detyrohen të punojnë 5 vite pas diplomimit në Shqipëri, por 3.

Projektligji që sanksionon se ata nuk mund të diplomohen pa ofruar më parë shërbim shëndetësor në vendin e tyre, është rikthyer sërish për diskutim në komision, por këtë herë i ndryshuar në bazë të kërkesës që bëri Gjykata Kushtetuese.

Këtë ligj, mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në “Zgjohu me MCN”, e quan nul që në origjinë.

Sipas tij, një studenti i duhen plot 10 vite për studime dhe specializim ndërkohë që mund të mbështetej financiarisht dhe profesionalisht nga shteti për të punuar në zona ku ka nevojë për mjek të paktë.

Çështjen ne e kemi se si mund të ofrojmë sot një të moshuari në një zonë ku s’ka mjek, si mund tu ofrojmë shërbime shëndetësore. Diferencën ne e kemi nga rruga se si do të bëhet kjo. Pra qeveria mendon përmes detyrimit pas mbarimit të shkollës për këta që kanë filluar studimet sot, pra 25, 26 vjeç, dhe ligji thotë i shtrin deri ne 28, 29, fuqinë e tij, që do të thotë katër vjet.

Informoj njerëzit që se ditkan që shkolla e mjekësisë zgjatë 6 vjet, ligji është nul që në origjinë. E zëmë se kjo linjë do funksiononte, që ky mjek do punonte 6 vjet, do studionte 6 vjet dhe do bëj edhe një specializim 4 vjeçar dhe ja ku shkojnë 10 vite, tashti një personi 70-vjeçar që ka nevojë për mjekun sot, ti themi prisni taksirat 10 vjet se nëse kjo nismë do ketë sukses ndoshta pas 10 vitesh kur të shkosh 80 vjeç do ju vij një mjek, apo të shkojmë sot ti mbështesim qoftë me mbështetje financiar dhe profesionale.

Dhe këta mjek do shkojnë që sot se ka nevojë gjithandej për mjek në Shqipëri për të punuar. Por kjo nuk ka ndodh, mbështetja e klasës së mjekëve nuk ka ndodhur kurrë.

Doktori Alimehmeti thotë se duke ditur që mjekët e Shqipërisë janë më të papaguarit në rajon, 61% e mjekësve specializantë, katër vite të punës së tyre punojnë pa pagesë.

Kjo sipas tij, ngre pikëpyetjen se si jetojnë ata këto vite, duke çuar në faktin se detyrohen të korruptohen që në fillimet e karrierës së tij.

Mjekët ikin për pagesa, mjekët në Shqipëri kanë pagesat më të ulëta në tërë Evropën, edhe me rritje që u bë, Kosova na ka kaluar.

Kjo rritje është për mjekët specialistë, nuk është për mjekët e përgjithshëm sepse studentët janë mjek të përgjithshëm dhe nuk përfitojnë nga ajo rritje, ai tre vjeçari flet për mjek të përgjithshëm nuk flet për mjek specialistë.

Nga krahu tjetër për tu bërë mjek specialistë, 61% e tyre që kanë hyrë në vitet e fundit janë pa pagesë, 4 vite punojmë më pagesë 0.

Dhe këta neve i detyrojmë të punojnë 4 vite pa pagesë, si e mbajnë frymën gjallë këta. Dhe pastaj themi çne që ndodhin korrupsionet, ndërkohë që ti e mbjell farën e korrupsionit vet me manovrat e qeverisë sepse kush do jetojmë e 0 pagë, ose punon punë të dytë ose do marrë lek nga pacienti. Pra që 24 vjeç ja mëson farën e korrupsionit dhe më pas habitemi se kur shkojnë 40, 50 vjeç janë të korruptuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy