Berisha: Ballkani i Hapur iniciativë mediatike pa përmbajtje, nuk është e mirë për Rajonin (VIDEO)

Berisha: Ballkani i Hapur iniciativë mediatike pa përmbajtje, nuk është e mirë për Rajonin (VIDEO)

Anton Berisha, ish zv. ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës foli sot nga studio e lajmeve të MCN TV për vizitën e presidentit të Serbisë në Tiranë Aleksandër Vuçiç dhe iniciativën për Ballkanin e Hapur.

Sipas Berishës Ballkani i Hapur është iniciativë mediatike që nuk ka përmbajtje. Ai shtoi se Ballkani po përpiqet të kopjojë BE-në, por duke bërë të kundërtën dhe pa konsensusin e të gjitha vendeve dhe kjo siç u shpreh ai nuk është e mirë për rajonin.

Intervista:

Z. Berisha, datat 20 dhe 21 në mediat serbe janë deklaruar si datat zyrtare të vizitës së Vuçiç në Shqipëri në kuadër të nismën “Ballkani i Hapur”, ndërsa ende nuk janë shpallur si zyrtare tek ne. Si e lexoni në Kosovë mbërritjen e Vuçiç në Tiranë, përtej Nismës?

Berisha: Unë shpreh pikëpamjet e mia dhe janë institucionet ata që kanë pikëpamjet qeveritare. Nuk e kuptoj këtë tentativë që tentohet të kopjohet BE dhe bëhet e kundërta. Çdo gjë që është bërë në BE është bërë me konsensus. Kurse kjo e kryeministrit Rama dhe Vuçiç duke tërhequr zvarrë Zaev nuk është e mirë për Rajonin.

“Ballkani i Hapur” nuk i ka tunduar asnjëherë liderët e lartë politikë në Kosovë, a ka gjasa që diçka të ndryshoj nga qëndrimi i tyre?

Berisha: Kjo është iniciativë mediatike, nuk ka përmbajtje. Është krejt e pakuptimtë. Shqipëria nuk kufizohet me Serbinë dhe problemet në Shqipëri problemet janë të brendshme dhe nuk di çfarë zgjedhjesh do ketë kjo për Shqipërinë. Kjo iniciativë është e natyrës ballkanike dhe sa i takon Serbisë është duke luajtur me dy karta, është duke përgatitur terren si në gjendje lufte, ka hapur inteligjencë ruse në veri të Kosovës, bën përgatitje luftarake dhe shfaqet në BH.

Priten protesta?

Berisha: Mnifestimet kanë të bëjnë me OB dhe me administrimin e buxhetit të shtetit. Nuk mund të parashikoj çfarë do të ndodhë sepse është situatë e brendshme por aty maten forcat e Berishës dhe raportit me iniciativën e OB.

Çfarë do të thotë për Shqipërinë të ketë një ish-lider non grata?

Berisha: Me kalimin e kohës nuk ka pasur ndonjë lëvizje të gjithë listës që është bërë kohët e fundit. Ka pasur një specifikim për secilin prej tyre dhe më pas janë shpallur non grata. Rasti i Berishës është i pakonkretizuar që kanë të bëjnë me minimin e demokracisë. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Datat 16 dhe 17, janë datat e mbajtjes së samitit të liderëve europianë në Bruksel, ku ndër të tjera u fol edhe çështja e liberalizmit të vizave të Kosovës. Sa afër këtë vendimi ndihet Kosova?

Berisha: Mosliberalizimi i vizave është i pakuptimtë. Duke marrë parasysh plotësimin e kushteve e ka humbur vlerën ai bllokim dhe do të duhej menjëherë të liberalizoheshin vizat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy