Kryeredaktori i lajmeve në MCN TV Leonard Mitro ka komentuar protestën e opozitës për të cilën u shpreh se reflekton degradimin e Partisë Demokratike sin ë numra ashtu edhe në ide.
Pikësëpari duhet të nisemi nga një premisë për të mos e paragjykuar protestën sepse në fund të fundit ajo do të na japë disa sinjale dhe tregues me atë që lidhet me mbështetjen popullore te opozitës. Megjithatë mbetet për tu parë se cila do të jetë mbështetja në numra e opozitës dhe nëse ajo që pozita e quan një pakicë të zhurmshme në kuvend mund të ketë dhe një mbështeshje nga një pakicë apo shumicë e zhurmshme jashtë parlamentit..
Më tej ai shtoi se opozita ka 12 vite që është rrugëve me të njajtat slogane për të rrëzuar Ramën, por rezultatet kanë qenë aspak bindëse dhe kjo është reflektuar edhe në 3 palë zgjedhje.
Kemi 12 vite që e shohim opozitën në rrugë duke shpallur beteja njëra pas tjetrës, madje vijon të jetë në luftë me regjimin për më shumë se një dekadë dhe kjo mesa duket e përkufizon opozitën si një ndërmarrje jo shumë serioze. Qytetarët, mbështetësit që duan të besojnë te një forcë politike që do sjellë ndryshimin duhet së pari të kenë një narrative, pork jo mungon.
Mitro theksoi në vijim se gjatë gjithë këtyre viteve jemi mësuar me një opozitë që ka denoncuar socialistët për korrupsion dhe të lidhur me krimin por kjo nuk mjafton, opozita duhet të bindë qytetarët se një plan shumë herë më të mirë se ata që janë në pushtet.
Besimi është më i madh te Rama se opozita aktuale. Kemi një protestë pa kokë, që nuk motivon dhe bind qytetarët se një forcë politike është e angazhuar politikisht në interes të publikut. Nëse do ishte kështu sot do kishim parë shumë herë më shumë qytetarë në shesh.. Nuk e di sa mund të quhen kauza qoftë arresti shtëpiak i Berishës apo dënimi me burg i Salianjit sepse në fund të fundit kur flet drejtësia pavarësisht kundërshtimit ekziston mundësia që e drejta të apelohet. Mendoj se qytetarët duan një opozitë që të jetë në krah dhe interesave të tyre dhe jo në mbështetje të eksponentëve të tyre politik.



