
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim ish-drejtorin e Mjedisit në IKMT, Klesti Çelën pasi dyshohet se së bashku me tre shtetas ende të paidentifikuar ka goditur për shkak të detyrës, ish-drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve në këtë institucion, Fatmir Metën.
Klesti Çela është kunati i Ergys Agasit.
MCN Tv mësoi dje se konflikti nisi për një përplasje kompetencash në institucion, ndërsa sherri ka degraduar deri në përdorimin e tytave të armëve.
Pas ngjarjes së ndodhur, Inspektorati i Përgjithshëm pezulloi nga detyra personat e përfshirë.



