Prezantoi klipin e ri/ Boshkaj: Përmes këngës dua të përcjell realitetin, 9 mijë euro shuma më e madhe që kam marrë në dasmë

Prezantoi klipin e ri/ Boshkaj: Përmes këngës dua të përcjell realitetin, 9 mijë euro shuma më e madhe që kam marrë në dasmë

Këngëtari Tahir Boshkaj në “Zgjohu me MCN” ka prezantuar klipin e tij më të ri “Manarja e çobanit” ku flet për prapaskenat dhe idenë e realizimit të kësaj kënge.

Ai tha se ka studiuar klarinetë dhe tashmë është një nga këngëtarët e suksesshëm të muzikës nga jugu ndërsa shprehet se “E bukur si Hëna” është kënga që e bëri atë mjaft viral.

Boshkaj tregon se përmes këngës kërkon që të përcjellë realitetin dhe se shuma më e madhe që ka përfituar në një dasmë është 9 mijë euro.

E kam nisur me këngën ‘Te rrugica me kalldrëm’ duke vijuar më pas me “E bukur si Hëna” dhe me radhë. Së fundmi ka, realizuar dhe këngën më të re ‘manarja çobanit’. Videoklipet janë pak të sikletshëm jo me veshjet, jo me njerëzit, vjen njëri vonon tjetri. Është një vështirësi e madhe por e shijojmë kur del produkti dhe qetësohemi.  

Unë gjithmonë jam i pakënaqur nga vetja. Njerëzit janë të çuditshëm nuk përcakton se cila këngë tërheq. Shuma që fiton nuk është se tregohet por më e shumta që mund të kem marrë në një dasmë jugu është gati te 9 mijë euro. Varet dhe nga njerëzit në dasmë do u përshtatesh. Ka njerëz alegro, por ka dhe nga ata që duan pogonishte një orë.

Gjithmonë kam dashur të tregoj realitetin me anë të këngës, pse duhet të shesësh atë që nuk është. Ideja është që ne të përcjellim realitetin dhe kështu jam. Nuk më intereson të ndjek rrugën e shtirjes dhe sot dhe nesër dhe kështu besoj se do të jem. Deri tani jemi mirë dhe çdo gjë ka ecur shumë mirë.Kam studiuar klarinetë, e kam praktikuar shumë por jam shkëputur sepse qejf kam pasur gjithmonë këngën. Njeriu duhet të jetë i lumtur për atë që është.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy