Tare: Ka një frymë pesimiste në vend. Shqipëria e Konicës në vitet 20’, si kjo e vitit 2023!

Tare: Ka një frymë pesimiste në vend. Shqipëria e Konicës në vitet 20’, si kjo e vitit 2023!

Studiuesi Auron Tare duke folur në emisionin “Arnautistan” tha se sot në Shqipëri vihet re një frymë pesimiste, sidomos te të rinjtë që flasin për largim nga vendi.

Sipas Tares nëse lexon Konicën e viteve 20’ është i njëjti realitet me Shqipërinë e ditëve të sotme.

Nuk jam më në Tiranë. Kur jam në Shqipëri jetoj në zonën e Jugut dhe kur s’jam në Shqipëri jetoj në Boston. Në përgjithësi largohem nga tetori dhe rikthehem nga prilli, maji. Kam zgjedhur Bostonin për edukimin e fëmijëve, shkollën. Unë jam qytetar amerikan prej vitesh. Kam 20 vite rezident në Amerikë.

Sa zbrita në aeroport, shkova të pija një kafe, edhe kamarierët ku porosita kafen, të gjithë flisnin për Green Card, si do iknin, edhe u ndjeva keq. Është një lloj fryme pesimiste në Shqipëri, e rinisë në përgjithësi. Besoj që po, është për t’u shqetësuar. Por nga ana historike shqiptarët gjithmonë kanë qenë njerëz që kanë lëvizur. Është një vend i vogël, nuk ka resurset e mjaftueshme me sa duket për të mbajtur njerëzit. Nuk ka gjë të ikësh, por fryma është problematike. Sllovenia kishte numrin më të vogël të të rinjve që iknin, kishte një frymë pozitive në Slloveni. Lexo Konicën e viteve 20’, është sikur lexon Konicën e vitit 2023! Administrata, qasja e shtetit, doganat, policia...”

Duke cituar një udhëtar anglez, Tare tha se “në Shqipëri shekujt nuk ndjekin njëra-tjetrën, por bashkëjetojnë!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy