
Presidenti Yoweri Museveni ka ndaluar bastet dhe format e tjera të lojërave të fatit në Ugandë në një përpjekje për të luftuar varësinë ndaj kumarit.
Industria e basteve sportive në Ugandë është rritur shumë shpejtë gjatë viteve të fundit, duke nxitur shqetësimet rreth ndikimit të saj në familjet me të ardhura të ulëta dhe të rinjve që punojnë shumë.
Sipas Ministrit të Financave, David Bahati, Presidenti Museveni akuzoi firmat e basteve për tërheqjen e vëmendjes së të rinjve nga puna e vështirë duke shtuar se nuk do të ketë lëshime të mëtejshme të licencave për kompanitë e lojërave të fatit dhe të basteve.
"Ne kemi marrë një direktivë nga presidenti Museveni për të ndaluar licencimin e basteve sportive, lojrave dhe kompanive të lojërave të fatit", tha ai.
"Presidenti ka drejtuar bordin që ka nisur rregullin ndaj tyre dhe tani e në vazhdim, asnjë kompani e re nuk do të jetë e licencuar. Ato që tani janë të regjistruara, nuk do t'i rinovohet licenca kur atyre tu mbarojnë", tha Bahati.
Megjithatë, kryetari i Bordit Kombëtar të Lojrave të Fatit të Ugandës, Manzi Tumubweine tha se zyra e tij ende nuk kishte marrë një komunikim zyrtar për mbylljen tyre.
"Nuk mund të komentoj për atë që nuk e di. Ata thonë se duan të ndalojnë bllokimin e plotë, nuk e di se si do ta bëjnë këtë. Sapo të kem vendimin, mund të më telefonosh dhe të komentoj për këtë. Unë e di këtë, por unë nuk dua të komentoj për këtë, sepse unë kam pikëpamjet e mia në lidhje me të", tha Tumubweine.



