Foto /6 vjeçarja i shkruan letër prekëse Princ Harry-it

Foto /6 vjeçarja i shkruan letër prekëse Princ Harry-it

Një vajzë gjashtë vjeçare, nëna e së cilës është ushtare dhe do ta përfaqësojë Mbretërinë e Bashkuar në Lojërat ‘Invictus’ ka vjedhur zemrën e princit me një letër prekëse, në të cilën ajo falënderon këtë të fundit për ndihmën dhënë ekipit të nënës së saj.

Maya Turmer, u emocionua teksa i tregoi Princit letrën, në të cilën shkruante se sa krenare është që nëna e saj ushtarakja, Michelle Turner, do ta përfaqësojë Britaninë e Madhe në lojëra këtë shtator.

Në një moment të ngrohtë, Princ Harry mori dorën e fëmijës dhe lexoi letrën, e cila tha:

“Isha shumë krenare për mamin dhe për çdo vajzë dhe djalë tjetër të guximshëm. Faleminderit për ndihmën që iu dhe heronjve, nënës time dhe miqve të saj.

Harry krijoi lojërat ‘Invictus’ në vitin 2014.

Në këtë ngjarje prezantohen arritjet e ushtarëve të lënduar e plagosur.

Konkursi ndërkombëtar, i cili mori emrin nga latinishtja e që do të thotë “të paarritshëm, të pamposhtur’, është një ngjarje sportive e stilit para-olimpik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy