Nano: Do të ketë koalicion PS-PD, Meta do të zbresë në rrugë (VIDEO)

Nano: Do të ketë koalicion PS-PD, Meta do të zbresë në rrugë (VIDEO)

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano parashikon një koalicion PD-PS pas zgjedhjeve të 25 prillit. Në një intervistë në studion e lajmeve në TvT, Nano u shpreh se kjo do ta detyrojë kreun e shtetit të lërë Presidencën dhe të dalë rrugë për të bërë mitingje për LSI-në.

Në zgjedhjet e ardhshme ne do të kemi një koalicion të madh PS-PD dhe LSI do të dalë e dëmtuar në këtë mes. Meta nuk do të jetë në Presidencë, por rrugëve duke bërë mitingje për LSI”, tha ai.

Sipas Nanos, me frikën e një skenari të tillë shpjegohet përfshirja direkte e presidentit Meta në debatin politik.

Ky do jetë një debat i gjatë. Sapo ka filluar dhe duhet të mësohemi. Ky debat do të dominojë skenën, edhe pse pritej të ishte mes Ramës dhe Bashës. Kam përshtypjen se kjo është kërkuar nga Meta. Ai po kërkon të marrë një rol të fortë në opozitë. Ai e ka kuptuar se ka njëfarë mirëkuptimi në ajër mes PD dhe PS për të zvogëluar rolin e partive të vogla dhe sidomos LSI. Meta synon të mos e lërë LSI të dobësohet”, tha ai.

Lidhur me deklaratën e ministrit Lleshaj, i cili tha sot në Parlament se rendi dhe siguria janë në ditët më të mira në historinë e Shqipërisë, Nano u shpreh se shifrat mund të jenë ulur, por krimet janë të bujshme.  

Statistikat nuk thonë ndonjë gjë të madhe. Në terma spektakolarë, kriminaliteti është i bujshëm. Bosët e krimit vrasin njëri-tjetrin, janë krime të kryera me bomba dhe armë. Kemi bosët e krimit, njerëz të rëndësishëm të botës së krimit që po lajnë hesape. Krimi është kudo”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy