Përfundimi i mandatit të Holta Zaçaj, Asim Vokshi drejt Kushtetueses/ Renditet i pari (VIDEO)

Përfundimi i mandatit të Holta Zaçaj, Asim Vokshi drejt Kushtetueses/ Renditet i pari (VIDEO)

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Asim Vokshi është një hap pranë Gjykatës Kushtetuese, pasi nga testimi është renditur i pari mes gjashtë kandidatëve, duke marrë pikët më të larta.

Pas tij kanë mbetur ish-drejtuesit e komisioneve të vetingut. Vokshi pritet të zërë vendin e gjyqtares Holta Zaçaj të cilës i përfundon mandati në Kushtetuese dhe javën që vjen do të largohet nga detyra.

Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të miratojë edhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre, me qëllim dërgimin e tij më pas te organi i emërtesës, Gjykata e Lartë.

1) Asim Vokshi   89.5 pikë;

2) Naureda Llagami  89.3 pikë;

3) Florjan Ballhysa  77.83 pikë;

4) Alma Faskaj  77.77 pikë;

5) Genta Tafa (Bungo)  75.44 pikë;

6) Alban Toro   74.22 pikë.

Holta Zaçaj u zgjodh kryetare në vitin 2023 si anëtarë e Gjykatës Kushtetuese, ku zëvendësoi Vitore Tushën. Por mosmarrëveshjet lindën për shkak të kohëzgjatjes së mandatit, ku Gjykata e Lartë argumentoi se mandati i Zaçaj mbaronte në mars 2025, ndërsa kjo e fundit kërkonte që detyra e saj të mbyllej në fund të vitit. 

Në fund më shumicë votash Gjykata Kushtetuese përcaktoi pranverën e këtij viti si afat të përfundimit të mandatit për kryetaren ekzistuese. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy