
Rudina Hajdari duket se nuk i ka fort qejf këpucët me taka, edhe kur ato nuk janë të larta. Deputetja demokrate është fotografuar zbathur gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit, paraditen e sotme.
Ajo ka zgjedhur t’i heqë këpucët, për t’u relaksuar gjatë mbledhjes, pa e menduar gjatë se mediat kapin edhe atë që ndodh nën tavolinë.
Hajdari është njëra prej dy deputetëve demokratë që zgjodhi të mos dorëzonte mandatin e deputetes, duke dalë kundër vendimit të partisë së saj.
Ajo dhe deputeti tjetër demokrat, Myslim Murrizi, vijojnë të përfaqësojnë në Parlament deputetët e zgjedhur me votë në vitin 2017, ndërsa “skuadrës” së tyre u janë bashkuar edhe deputetë të tjerë nga listat, të cilët plotësuan vakancat e krijuara pas djegies së mandateve.



