Vuçiç pengon protestën masive kundër tij/ Anulon trenat dhe autobusët drejt Beogradit

Vuçiç pengon protestën masive kundër tij/ Anulon trenat dhe autobusët drejt Beogradit

Protesta masive të studentëve do të mbahen sot në Beograd, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pretendon se qëllimi i tyre është të nxisin luftë civile dhe të marrin pushtetin me dhunë.

Studentët, të cilët janë duke protestuar që nga fundi i vitit të kaluar, nisën protestat pas rrëzimit të një strehimore të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona. Që atëherë, ata janë mbledhur në numër të madh në qytete të ndryshme të Serbisë, veçanërisht në Beograd, Novi Sad dhe Kragujevc.

Për sot janë paralajmëruar protestat më të mëdha deri më tani në Beograd, ku pritet të marrin pjesë studentë nga e gjithë Serbia. Kolonat e studentëve nga Serbia perëndimore, qendrore dhe jugore janë nisur drejt kryeqytetit në këmbë dhe me biçikleta.

Ata u pritën mbrëmë në Terazije, në qendër të Beogradit, ndërsa gjatë rrugës morën mbështetje nga qytetarët e zonave që kaluan, raportojnë mediat serbe. 

 Të gjithë do të mblidhen sot në mesditë në pika të ndryshme të Beogradit dhe në orën 16:00 do të marshojnë drejt Kuvendit të Serbisë.

Mediat raportojnë sot se janë anuluar trenat dhe autobusët drejt Beogradit. Kompania shtetërore e hekurudhave ka njoftuar se trenat ndërqytetës nuk do të qarkullojnë për shkak të një njoftimi të pretenduar për bomba të vendosura në infrastrukturën hekurudhore, ndërsa shumë ndërmarrje transporti kanë anuluar nisjet drejt kryeqytetit për fundjavën. Po ashtu, ndërmarrja publike “Putevi Srbije” ka njoftuar punime dhe mundësinë e vonesave në disa segmente të autostradave drejt Beogradit.

Partitë opozitare paralajmërojnë se institucionet serbe janë kapur dhe po shërbejnë hapur për regjimin, përfshirë shërbimet sekrete, policinë e trafikut, televizionin publik dhe drejtuesit e kompanive publike të transportit.

Një numër i madh qytetarësh janë drejtuar në redaksitë e mediave duke shprehur shqetësimin për mënyrën si do të arrijnë në Beograd për protestën, duke pasur parasysh se pothuajse të gjitha format e transportit publik janë ose anuluar ose të vështirësuara.

Pavarësisht të gjitha pengesave, organizatorët e protestës mbeten të vendosur.

Qytetarët që planifikojnë të marrin pjesë në protestë po përballen me një sërë pengesash, por gjithnjë e më shumë prej tyre po tregojnë se nuk do të dorëzohen.

Atmosfera në Beograd është e tensionuar, dhe mbetet të shihet se si do të reagojnë autoritetet sot, kur pritet një numër i madh njerëzish në rrugët e kryeqytetit të Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy