
“Banka e Shqipërisë nuk e ka vënë re në regjistrin e saj kreditë me vlerë 10 lekë kanë vajtur 100 lekë. Institucione që janë të licencuara dhe Banka e Shqipërisë nuk i kontrollon. Kontrolli për kreditë e këqija është zero, nëse flasim për transferimin e kredive të këqija, transferimi është i ligjshëm. Një kredi bankare mbetet një kredi bankare, ndaj regjistrohet në Bankën e Shqipërisë që të jetë e qartë se çfarë po ndodh. Nëse nuk po heton SPAK, duhet ta bëjë, se niveli i mos kontrollit i Bankës së Shqipërisë dhe ministrisë së Drejtësisë është shqetësues. Se nëse ekzekutimi i këtyre kredive bëhet nga përmbaruesit, përgjegjësia është e ministrisë së Drejtësisë. Të gjitha mikrokreditë e këqija kanë filluar të shitjen pas vitit 2016. Nga ana tjetër kontrata bankare është nga më të vështirat për tu lexuar"



