Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë të transmetuar në mediat ukrainase se “paparashikueshmëria” e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mund të ndihmojë në përfundimin e luftës me Rusinë.

Trump mund të jetë vendimtar në këtë luftë. Ai mund të na ndihmojë të ndalojmë Vladimir Putinin. Është shumë i fortë dhe i paparashikueshëm.
Zelensky shtoi gjatë intervistës televizive, se beson se presidenti i zgjedhur amerikan dëshiron vërtetë që t’i japë fund luftës.



