Ndahet nga jeta promovuesja e seksit me djem të rinj, ishte 88 vjeç

Ndahet nga jeta promovuesja e seksit me djem të rinj, ishte 88 vjeç

Hattie Wiener, aktorja, ish-balerina dhe seksologjia amerikane e cila u bë e famshme pas moshës 70-vjeçare për promovimin e seksit me djem të rinj, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, raporton New York Times.

Sipas vajzës së tij, Rama Dunayevich, Wiener, e cila vuante nga problemet e zemrës, zgjodhi të vdiste duke refuzuar ushqimin dhe lëngjet, në fund të muajit qershor.

E njohur si “Tinder Granny” dhe “Puma më e vjetër në botë”, emërtime me të cilat ajo mburrej, seksologia filloi të përkrahte seksin me djem të rinj pas divorcit në vitin 1984, në moshën 48-vjeçare.

Drupal Ad

Seksin e promovonte edhe për efektet e tij të dobishme në shëndet. Në vitin 2009 ajo botoi edhe një libër, “Sex and the Single Senior”.

Megjithatë, Wiener fitoi famë në vitin 2010 kur asaj iu kushtua një dokumentar, “Seksi i çuditshëm”.

“E kuptova, se duke fjetur me meshkuj më të rinj po e filloja jetën nga e para dhe kishim seks të mrekullueshëm. Tani po e përsëris vetëm se nuk është me burrin tim ose me dikë të moshës së tij”, tha ajo asokohe.

Aktorja shtoi se të qenit një grua e moshuar që bën seks me djem të rinj thyen llojet e stereotipeve të një gruaje të moshuar dhe për këtë arsye nuk u ndal në thyerjen e barrierave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy