Dështimi i marrëveshjes për Zgjedhoren/ Basha mbledh aleatët, ambasadorët prej orës 15 në zyrën e PD

Dështimi i marrëveshjes për Zgjedhoren/ Basha mbledh aleatët, ambasadorët prej orës 15 në zyrën e PD

Dje ishte afati i fundit për finalizimin e Reformës Zgjedhore, por pas një mbledhjeje disa orëshe, Këshilli Politik palët nuk arriti asnjë marrëveshje.

Pasi nuk u arrit një marrëveshje kreu i PD Lulzim Basha ka vendosur të mbledhë sot në selinë blu aleatët e tij për të diskutuar lidhur me Zgjedhoren.

Mbledhja është lajmëruar se do të zhvillohet sot në orën 14:00 në selinë e PD.

Ndërkaq pas këtij takimi, prej orës 15:00 ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe do të zbarkojnë në selinë e PD-së për të bindur Lulzim Bashën për Reformën Zgjedhore.

Para mbledhjes me aleatët Basha do të zhvillojë takim me ekspertët për Reformën Zgjedhore.

Partia Demokratike kërkon identifikimin biometrik, që sipas saj është e vetmja garanci që kutitë e votimit nuk do të mbushen me vota jo reale, por PS nga ana e saj thotë që teknologjia të mos përdoret në të gjitha qendrat e votimit, pasi nuk ka garanci nga teknologjia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy