Tahiri bën bilancin e 2016-s: E bëmë Shqipërinë më të sigurt

Tahiri bën bilancin e 2016-s: E bëmë Shqipërinë më të sigurt

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, doli sot para mediave për të bërë një bilanc të punës së policisë gjatë vitit 2016. Tahiri tha se gjatë vitit që sapo u mbyll, Shqipëria ishte një vend më i sigurt, falë punës së policisë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe vetë qytetarët. Tahiri paralajmëroi hyrjen në fuqi të ligjit për gjendjen civile, duke i ftuar qytetarët të regjistrojnë vendbanimin e saktë gjatë periudhës kur ky regjistrim ofrohet falas.

Pjesë nga fjala e Tahirit

Në Parlament hyn në fuqi ligji për gjendjen civile, që përcakton një periudhë 6-mujore kohë zerimi i të gjitha detyrimeve për ata që duan të ndryshojnë adresën, duke e përputhur atë me vendbanimin real. Pas 6 muajsh parashikohet gjobë për të gjithë ata që me vullnetin e tyre lejojnë mosdeklarimin e vendbanimit.

Gjatë 2016, Shqipëria ishte më e sigurt. Janë regjistruar 38805 vepra penale, janë proceduar 31220 autorë. 10120 janë arrestuar nga Policia e Shtetit. Kjo tregon punën e policisë, por edhe parandalimin që ka bërë ajo. Janë kapur 2211 persona të shpallur në kërkim. Janë gjithsej 277 operacione policore, 60 prej të cilëve në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Vetëm me Interpol dhe Europol janë gati 15 mijë informacione të shkëmbyera. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy