
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit dhe 7 të pandehurit e tjerë të përfshirë në dosjen “Metamorfoza 2”.
Tetë të pandehurit akuzohen si pjesë e një grupi kriminal ku bënte pjesë Breçani dhe ish-komisari Dedan Gjoni, në kuadër të përgjimeve të dala nga platforma Sky ECC.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 06.08.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:
“Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 78/2023, në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murtati, Albert Prenga, Jonida Babameto dhe Erzen Breçani”.
2. Në seancën e datës 27.12.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 109, datë 27.12.2024, vendosi:
I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dërgimin në gjyq, të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 78, viti 2023, në ngarkim të pandehurve:
1. Ismail ZENELI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 (dy herë);“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.
2. Bujar AJETI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334/1 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
3. Adrian CENAJ (DEDJA), hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal.
4. Dedan GJONI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasve A.N dhe E.N, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal; “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
5. Besmir MURTATI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
6.Albert PRENGA, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
7. Jonida BABAMETO, hetuar me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.
8. Erzen BREÇANI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, (nga data 20.11.2023 deri në datën 16.06.2024) dhe aktualisht me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
II. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues.
III. Fashikulli i gjykimit do të përmbajë të gjitha aktet e hetimit paraprak, të përfshira në 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) volume hetimore.
Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Bujar Ajeti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe armëve sportive” parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, për shkak se vepra penale është amnistuar, bazuar në nenin 6 të Ligjit Nr. 33/2024 “Për Dhënie Amnistie”.
V. Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq nuk lejohet ankim, ndërsa kundër vendimit për pushimin e akuzës mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të këtij vendimi.



