Analisti Genc Burimi thotë se Perëndimi nuk po shpreh mbështetje të hapur për protestat në Shqipëri sepse ka paqartësi për ata që do të pasojnë Ramën në rast se ai dorëhiqet. Në një intervistë për MCN, ai tha se kjo duhet t’u shërbejë si nxitje protestuese për të menduar për aspektin politik të protestës.
Franca vazhdon të bëjë sikur nuk sheh asgjë dhe e konsideron Ramën partnerin e saj. Gjermanët shkojnë edhe më larg, thonë që nuk është puna jonë, është puna juaj. Kjo ndodh sepse europianët nuk duan të lëshojnë diçka për hijen e saj, pra, iku Rama por kush e zëvendëson. Ata që vijnë çfarë janë? Proamerikanë, prorusë? Kjo është njëfarë nxitjeje për protestën sot të mendojë për aspektin politik.
Macon bëri të njëjtën gjë me Vuçiç vjet, kur erdhi vjet. Protestat në Serbi ishin në kulmin e tyre.



