PL protestë para SPAK, Basha: Kundër kapjes së drejtësisë nga Rama (VIDEO)

PL protestë para SPAK, Basha: Kundër kapjes së drejtësisë nga Rama (VIDEO)

Drejtuesi i Departamentit të sigurisë në Partinë e Lirisë, Faik Basha për protestën e mbështetësve kundër arrestimit të Ilir Metës, thotë se do të mbahet në orën 12.00 para SPAK, për të kundërshtuar drejtësinë me regji.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se protesta e sotme e Partisë së Lirisë bëhet për të kundërshtuar instalimin e këtij regjimi, ndërsa tha se SPAK është qorrazi në shërbim të Edi Ramës.

Ne nuk jemi kundër SPAK, kundër drejtësisë, por kundër kapjes së institucionit të drejtësisë nga Rama dhe ky regjim që është ndër më të frikshmit që ka parë bota.

Më tepër se çdo regjim tjetër ka dhe bandat. Është një regjim pa asnjë kornizë ligjore.

SPAK ka treguar se është një vegël në duart e Edi Ramës dhe është përdorur politikisht.

Ish-Presidenti i Republikës arrestohet në shkelje të ligjit dhe në kundërshtim me çdo të drejtë të njeriut.

Kemi të bëjmë me një SPAK që është qorrazi në shërbim të Edi Ramës.

Meta u arrestua që të largohet nga politika, pasi ndaj tij nuk ka asnjë provë.

Protesta është thirrur nga Presidenti Meta bashkë me strukturat e Partisë së Lirisë dhe ne do të jemi atje, për me banderola “Jo drejtësi me regji”. Është protestë tërësisht paqësore, pasi ne nuk e kemi fokusin me objektin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy