COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Dy humbje jete në Spitalin Infektiv

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Dy humbje jete në Spitalin Infektiv

Gjatë orëve të fundit një pacient 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Pas nje rëndimi të papritur, 67-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë një disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik. 67-vjeçari vuante nga diabeti, fibrilacioni atrial, hipertensioni dhe Alzheimeri.

Më herët, po në Spitalin Infektiv ndërroi jetë nga COVID19 një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë.

Nga fillimi i epidemisë, 41 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy