Skëndaj: Prej dy javëve nuk punon skaneri i Infektivit! ISHP ka dështuar

Skëndaj: Prej dy javëve nuk punon skaneri i Infektivit! ISHP ka dështuar

Gazetari Erjon Skëndaj deklaroi në MCN TV se rezulton që skaneri në Spitalin Infektiv nuk funksionon, çka sipas tij është shokuese. Gazetari shton se personat me Covid po përdorin skanerin e patologjive të tjera, duke i vënë këta të fundit në rrezik.  

Në të gjitha rastet e varianteve ka pasur një vonesë në përgjigjet e ministrisë me të paktën 1 muaj. Pyetja që shtrohet është pse Shqipëria në dy vite nuk arriti të bëjë sekuencimin. Sepse patëm edhe një bashkëpunim me spitalet turke. Laboratorët i kemi, pse nuk e bëjmë sekuencimin, ndërkohë edhe sot çojmë mostra dhe i bëjmë vetë sekuencimet. Puna e skanerit është shokuese. Ratësisht mësova që prej dy javëve skaneri i Infektivit  nuk punon. Qeveria po rrezikon të infektojë persona që vijnë për patologji të tjera. Sepse në të njëjtin skaner që u bëhet personave me Covid, u bëhet të gjithë pacientëve të spitalit. Ka një rritje të lehtë të urgjencave. Nga 3-4 urgjenca në javë tani kemi 7-8 në javë. Rastet tani janë dukshëm më të lehta”.

Skëndaj foli për një dështim të ISHP-së, pasi studimi i CDC-së ka treguar se personat që kanë kaluar Covid-in s’kanë nevojë për vaksinim.

Nga vëzhgimi praktik në terren, rezulton që qytetarët e kanë kaluar dy dhe tre herë Covid-in. Unë e kam kaluar tre herë Covid-in. ISHP ka dështuar në të gjitha drejtimet. Studimi i CDC-së dhe studime të tjera tregojnë që imuniteti natyror i atyre që e kanë kaluar Covid-in është superior ndaj vaksinës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy