Kryeministri Edi Rama ka prezantuar me qytetarët shqiptare piloten e parë femër në vendin tonë. Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale foton e saj, ndërsa quhet Armela Murati.
“Armela Murati do të futet në histori si pilotja e parë grua në Shqipëri”, shkruan Rama.

25-vjeçarja me origjinë nga Burreli vendosi që pasionin për lartësinë, ta kthente në një profesion, teksa i afrohet çdo ditë ëndrrës së saj në Bazën Ajrore të Farkës. Armela rreshtohet përkrah 11 djemve në kursin e pilotimit.




