Meta e fton për dialog, Rama: Jam i zënë, kemi zgjedhje

Meta e fton për dialog, Rama: Jam i zënë, kemi zgjedhje

Tre ditë para procesit të votimit të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta fton kryeministrin Edi Rama për një takim me qëllim zgjidhjen e krizës politike.

Meta i ka caktuar Ramës edhe një afat kohor, gjatë të cilit e pret në zyrën e tij në presidencë.

Por ndërkohë nuk ka vonuar përgjigjja refuzuese e kryeministrit, i cili thotë se është i zënë me fushatën.

Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!", shkruan Rama në Twitter. 

Rama nuk është mjaftuar me një përgjigje dhe i ka kthyer një të dytë kreut të shtetit.

“E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres edhe një tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor#KrenarpërPS”, shkruan kreu i qeverisë.

Ndërkohë, një ftesë të ngjshme e ka pranuar kreu i PD-së. Zëdhënësit i Presidentit, Tedi Blushi, njoftoi se takimi me Bashën është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.

"Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë", shkruan Blushi në emër të Presidencës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy