Kryebashkiaku i Stambollit dënohet me gati 3 vite burg pasi i quajti disa zyrtarë budallenj

Kryebashkiaku i Stambollit dënohet me gati 3 vite burg pasi i quajti disa zyrtarë budallenj

Një gjykatë në Turqi ka dënuar kryebashkiakun e Stambollit me më shumë se dy vjet e gjysmë burg për fyerje të zyrtarëve publikë në një fjalim.

Sipas mediave të huaja, Ekrem Imamoglu tha se ata që anuluan zgjedhjet lokale në 2019 ishin "budallenj".

Imamoglu, 52 vjeç, mundi një kandidat nga Partia e presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan për të marrë postin e bashkisë së qytetit.

Dënimi i tij mund ta skualifikojë atë nga mbajtja e posteve politike ose nga kandidimi në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Imamoglu, shihet si një nga kandidatët më të fortë të opozitës për të përballur zotin Erdogan në zgjedhjet që duhet të mbahen deri në qershorin e ardhshëm.

Rasti përqendrohet rreth komenteve që Imamoglu bëri pasi ai fitoi ngushtë zgjedhjet për kryebashkiak të marsit 2019.

Imamoglu tha se me fjalën "budallenj", ai po i përgjigjej gjuhës së ngjashme të përdorur nga Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu.

Vendimi i së mërkurës do të duhet të konfirmohet nga një gjykatë apeli, por nëse ai mbështetet atëherë do të thotë se Imamoglu do të jetë jashtë kandidimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit të ardhshëm.

Nëpërmjet një deklarate pas vendimit të gjykatës, 52-vjeçari tha se një grusht njerëzish nuk mund të marrin autoritetin e dhënë nga populli.

Mbështetësit e kryebashkiakut u mblodhën pasi ai u bëri thirrje njerëzve të mblidhen dhe të tregojnë mbështetjen e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy