Nesturi: Në qarkun e Vlorës tre vatra zjarri aktive, 90% e rasteve nga dora e njeriut (VIDEO)

Nesturi: Në qarkun e Vlorës tre vatra zjarri aktive, 90% e rasteve nga dora e njeriut (VIDEO)

Prefekti i Vlorës, Plator Nesturi thotë se aktualisht në qark ka tre vatra zjarri aktive.

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se 90% e zjarreve janë të shkaktuara nga dora e njeriut, kryesisht për përhapjen e kullotave.

Zjarri ka rënë rrotull gjithë qarkut prej 15 ditësh, kemi qenë në gatishmëri dhe mbrëmë është bërë një betejë deri në orët e para të mëngjesit në Lukovë, Piqeraj, Sasaj dhe Shën Vasil. Ka pasur një organizim ku është luftuar minutë pas minute, ku në Piqeras pati një moment ku zjarri hyri në zonën e banuar.

Është arritur që të shmanget çdo fatkeqësi që mund të precipitonte më tej, ka pasur vetëm dëme sporadike, jo të mëdha. Rëndësi ka jeta. Gatishmëria ka qenë maksimale, që në çdo moment që rrezikohet, janë evakuuar banorët. Në zonën e Vlorës, kemi tre vatra zjarri, një vatër aktive është ende në zonën e Lukovës, në Sasaj dhe Piqeras. 

Kjo është vatra ku po operon një helikopter sipër, ka angazhim të forcave zjarrfikësve, Forcave të Armatosura dhe emergjencave civile. Kemi një vatër tjetër që ka që dje në Kalasë të Delvinës, është gati pas malit ku era ndryshon drejtim, herë në drejtim të Himarës dhe herë Delvinës. Vatra e tretë është në Konispol, në Markat, ku po luftohet prej dy ditësh.

 Ka ngelur vetëm një vatër në Shalës për të cilat po punohet fort për t’i eliminuar. 90% e zjarreve ka faktorin njeri, për përhapjen e disa kullotave dhe në kushtet e temperaturave tejet të larta, dëmi është më i madh se zakonisht. A mjafton ky ligj, apo duhet ashpërsuar? 

Ndonjëherë duhet të merren dhe masa drastike. Se vlera e kopeve të tyre është minimale kur është mijëra fish në raport me atë që po shpenzojmë. Nuk mjafton t’i heqësh kullotën tjetër, kur dëmi është kaq kolosal. Është e paperceptueshme kur për një kullotë të digjet një qark. Kemi pasur ndihmë dhe nga vendet fqinje. Padyshim do të kemi një vlerësim të dëmeve të shkaktuara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy