
Ashtu siç paralajmëroi dje, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka paditur kryetarin e opozitës, Lulzim Basha për kallëzim të rremë në lidhje me denoncimin e ish-oficerit Emiljano Nuhu, video e cila u publikua pasditen e djeshme nga PD-ja.
Në letrën drejtuar organit të akuzës, Balla kërkon fillimin e hetimeve dhe nisjen e procedimit penal ndaj Bashës për për kryerjen e veprës penale "Kallëzim i rremë" dhe "Shpërdorim detyre".
Po ashtu, Balla ka kërkuar nisjen e hetimeve edhe për Emiljano Nuhun, për veprat ‘Kallëzim i rremë’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ dhe për Basir Çollakun për veprën penale ‘Kallëzim i rremë’.
PD bëri publik pasditen e djeshme denoncimin e ish-oficerit të policisë, Emiliano Nuhu, i cili thotë se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, i akuzuar për përdhunimin e Xhensila Malokut.



