Bojkoti tre ditor i avokatëve/ Rusta: Mbledhja u shoqërua me tension dhe debate. Nëse do preken edhe masat e sigurisë do ketë kolaps

Bojkoti tre ditor i avokatëve/ Rusta: Mbledhja u shoqërua me tension dhe debate. Nëse do preken edhe masat e sigurisë do ketë kolaps

Gazetari Arsen Rusta bën me dije se ka pasur debate dhe tension gjatë vendimit të marrë sot nga Këshilli Drejtues i Dhomës së Avokatisë për të bojkotuar me tri ditë seancat gjyqësore, si reagim ndaj sulmit mbi avokatin Mëngjesi.

Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Rusta tha se nëse do të preken edhe masat e sigurisë do të kemi një kolaps në sistemin e drejtësisë, duke marrë parasysh stokun e dosjeve.  

 

Drupal Ad

 

 

 

 

"Është finalizimi i një bojkoti të nisur 24 orë më parë. U bë një test në Durrës nga Dhoma e Avokatisë së Durrësit, por ata gjetën një tjetër fabul, duke përdorur pamundësinë fizike për të qëndruar në ambientet e hollit të gjykatave sepse administrata e gjykatës i kishte përzënë. Me kërkesë të Dhomës së Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit, dhe më pas me miratimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë u thirr mbledhja e Këshillit Drejtues, që me tension dhe debat, arriti që me 28 vota të miratonte një prej versioneve. Argumenti ishte që dhuna e përdorur ndaj Mëngjesit mund të përdoret edhe te të tjerë avokatë. Duke nisur nga nesër, hequr vetëm masat e sigurisë, çdo avokat, nuk do duhet të paraqitet në proceset civile dhe penale në të gjitha gjykatat e vendit. Ka pasur debate dhe tension, pasi një pjesë e avokatëve kërkuan llogari, duke thënë që ne bojkotuam dhe harta gjyqësore që bojkotuam u miratua. Nëse ne bojkotojmë sërish u shpreh një pjesë e tyre, rezultati do të jetë i njëjtë. Nëpërmjet një grupi pune avokatët kanë nisur betejën e tyre ligjore, që është ndryshimi i ligjit për avokatinë, dhe si grup interesi do propozojnë një draft-ligj që i mbetet Parlamentit nëse do ta votojë apo jo. Ata thonë se gjykata as nuk na dëgjon, as lexon çfarë depozitojmë dhe vetëm certifikon atë që kërkon Prokuroria. Bilanci më negativ i Reformës në Drejtësi është mali me dosje, ose procese që zgjaten dhe tejzgjaten. Këtu tashmë drejtësia e vonuar është normalitet dhe do duhet të presësh 1-2-3 apo 5 vite qoftë në Shkallë të Parë dhe Apel. Sipas Maks Haxhisë në këtë situatë që jemi mund të duhen 12 vite për të mbyllur një proces në Apelin e Juridiksionin e përgjithshëm. Do të konsumojë kohë dhe do të shtojë stokun e dosjeve, por në rast se do preken edhe masat e sigurisë atëherë sistemi i drejtësisë ka rënë. Pa avokat Kodet e Procedurës Penale dhe Civile, se lejon një proces pa praninë e tre palëve. Mungesa e avokatëve automatikisht sjell kolaps”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy