Integrimi, Bilalli: Ukraina bëri që BE të orientohet në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria çelës në “Open Balkan” (VIDEO)

Integrimi, Bilalli: Ukraina bëri që BE të orientohet në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria çelës në “Open Balkan” (VIDEO)

Profesori i Shkencave Politike në Maqedoninë e Veriut, Mersel Bilalli, foli përmes një lidhjeje skype në MCN TV mbi zhvillimet e fundit politike në Shkup dhe jo vetëm. I pyetur nëse është meritë e Osmanit apo Ramës hapja e negociatave, Bilalli mendon se vendimtare ishin rrethanat e krijuara me luftën në Ukrainë. Bilalli tha se Shqipëria mund të kthehet në një çelës komunikativ i “Ballkanit të Hapur”, pasi shumë projekte përfundojnë në Durrës e Shëngjin.

Jam u mendimit që çështja e negociatave është më komplekse se sa të individualizohet. Rrethanat e krijuara, invazioni i Ukrainës ndryshoi konceptin evropian mbi Ballkanin Perëndimor. Për vite u injorua, që nga viti 2003, shumë pak u ec përpara. U desh të ndodhë Ukraina dhe elementet e inteligjencës që depërtuan në destabilizimin e rajonit… Të gjitha këto bënë që bashkësia ndërkombëtare të orientohet edhe nga Ballkani Perëndimor”.

Ekzistojnë mendime kundërthënëse mbi Ballkanin e Hapur. Komponenti i parë është armiqësia shekullore serbo-shqiptare dhe argumenti që Serbia është aktor më i madh. Mendoj që argumentet të dyja s’janë të qëndrueshme. Unioni evropian pas luftës u bind se vetëm në kuadër të bashkëpunimit, tregut, komunikimit, mund të eliminojë çështjen e luftës. Armiqësitë s’mund të ndodhin pa kufi. Ndonjëherë duhet të përfundojë ajo armiqësi. Segmenti që Serbia është vendi më i zhvilluar. Ashtu i bie të themi që edhe Bullgaria është e pazhvilluar në raport me Gjermaninë dhe Francën. Unionet e tregut të përbashkët kanë mekanizma të ekuilibrimit financiar, duke favorizuar vendet më pak të zhvilluara. Shumë lidhje komunikacioni apo të trafikut, autostradave, hekurudhave, parashihen të përfundojnë në portet Shëngjin dhe Durrës, kështu që Shqipëria do të behej çelës komunikativ i ‘Ballkanit të Hapur’ ”.

Lidhur me procesin e skringinut që pritet të nisë më 15 shtator, Bilalli tha:

Më Shqipërinë do vazhdojnë skriningu, dhe me siguri do fillojë konferenca e dytë. Me Maqedoninë do jetë më problem, sepse do ketë ndryshime në Kushtetutë. Kemi një kundërshtim të paargumentuar të opozitës maqedonase. Lideri i saj luan me kartën emocionale dhe të cekët. T’i thuash një popullate që shumë shpejt do bullgarizoheni është ofendim për atë popullatë. Mendoj që më shumë është manipulim, ku kanë gisht edhe element rusë. Me kohën opinioni sheh që kurrgjë s’ka tragjike me të”.

Ai u ndal edhe te mosemërimi i ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut në disa vende si Sofje, Oslo, Vjenë, Brastislavë, duke u shprehur:

Është sëmundje kronike e Maqedonisë. Sikur jemi mësuar që mekanizmat e bllokimit të brendshëm, që s’janë funksionale, të pengojnë atë proces. Faji s’është vetëm i opozitës, s’kemi mekanizma të definuar saktë që seleksionimi i ambasadorëve bëhet mbi baza profesionalizmi dhe jo partiake”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy