
Gjinekologia Lindita Myzyri e ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për problematikat e kisteve në vezore duke u ndalur kryesisht dhe te shenjat dhe trajtimi i tyre.
Ajo u shpreh se kistet janë disa qeska me ujë, hemorragji, ose përbërje tjetër sepse janë disa lloje dhe se çdo vajzë dhe grua gjatë të gjithë periudhës së saj mund ta kalojë njëherë në jetë një kist të cilat krijohen më shumë gjatë jetës riprodhuese.
Sipas saj kistet fillojnë të bëhen serioze kur femra fillon të ketë simptoma apo shenja, si dhimbje në fund të barkut, shpinë, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, apo dhimbje gjatë urimnimit sepse varet nga forma, madhësia apo vendosja e kistit.
Sa i përket kisteve bëjnë të gjitha organet në organizëm, por çdo vajzë dhe grua gjatë të gjithë periudhës së saj mund ta kalojë njëherë në jetë një kist. Ato krijohen më shumë gjatë jetës riprodhuese, por s’do të thotë se s’ka në periudhat e tjera.
Nëse ato krijohen në kohën e riprodhimit janë beninjë të mira, por ka dhe raste të këqija. Kistet janë disa qeska me ujë ose me hemorragji, ose përbërje tjetër sepse janë disa lloje. Përgjithësisht njëherë një jetë një femër e kalon një kist, që në përgjithësi janë folikulare, që nuk plas në kohën e duhur dhe ato në përgjithësisht kalojnë vetë.
Kistet fillojnë të bëhen serioze kur një vajzë apo grua sepse nuk kanë shenja fillestare dhe neglizhohen, por serioze bëhen kur femra fillon të ketë simptoma apo shenja, si dhimbje në fund të barkut, dhimbje shpine, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, apo dhimbje gjatë urimnimit sepse varet nga forma, madhësia apo vendosja e kistit.
Dhe organet janë njëra mbi tjetrën dhe në këto raste ajo shtyp dhe madje mund të japë dhe çrregullime te zorrët sepse shtypin njëra tjetrën. Çdo gjë merret seriozisht, ka kiste që kalojnë për deri në 3 muaj por duhet ndjekur gjithmonë me eko, por nëse një kist kalon 4-5 cm atëherë ato kalojnë në kirurgji dhe baza kryesore e trajtimit është kontraceptivi.
Këto shenja që unë thash mund të shkaktohen dhe nga probleme të tjera dhe prandaj neglizohen, por te një grua apo vajzë fillon dhe çrregullimi i ciklit menstrual, kjo është ajo që tërheq më shumë vëmendjen, por na mungon kultura e kontrollove periodike, sepse duhet që njëherë në 6 muaj duhet bërë kontroll periodik, por kur është konstatuar një kist mund të rekomandohet dhe nga mjeku në cdo 3 muaj.
E pyetur nëse ndikon madhësia e një kisti në shëndetin e vezoreve, ajo tha se patjetër që e dëmton sepse një kist i madh nuk lejon që vezoret të riprodhohen lirisht dhe fatkeqësisht ka vajza dhe gra që kalojnë dhe në infertilitet.
Nëse një kist për 6 muaj rresht që jemi duke e ndjekur vazhdon të jetë në përmasa të mëdha pavarësisht mjekimit dhe ka brenda hemorragji, këto janë raste që përbëjnë kirurgji, ato mund të bëjnë një përdredhje dhe janë raste flagrante që bëjnë emergjencë.
Ndërsa polipet nuk janë kiste por mish i huaj dhe krijohen në qafën e mitrës kryesisht dhe prandaj janë të rëndësishme dhe paptestet sepse përmes tij shohim qafën e mitrës por ai nuk merret në vrimën e jashtme të qafës së mitrës por në atë të brendshme dhe ne e dimë që kancerin e qafës së mitrës e zbulojmë nga paptesti.
Sa më herët të kapet aq më shpejt shërohet sepse kanceri i qafës së mitrës kalon në disa faza. Paptesti i parë duhet bërë pasi një vajzë ka kryer marrëdhënien e parë seksuale dhe nëse del mirë duhet bërë çdo vit kjo deri në moshën 40-50 vjeç. Mbi këtë moshë nëse del mirë duhet bërë një herë në 3 vjet. Shëndeti riprodhues kërkon një kujdes të vecantë sepse në të kundërt të hap telashe për të gjthë jetën.



