
Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako është shoqëruar sot në Policinë e Tiranës, mëson MCN.
Pas lënies së mandatit të deputetit, Bllako nuk ka pritur ekzekutimin e vendimit të GJKKO, duke u vënë në dispozicion të "bluve".
Alqi Bllako banon në një apartament pranë Gjuhëve të Huaja dhe po shoqërohet nga një automjet i Forcave Operacionale drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
MCN mësnon se me vendim gjykate është sekuestruar edhe apartamenti ku banonte ish-deputeti socialist.
Kujtojmë që Bllako është vënë nën hetim nga SPAK pasi dyshohet për veprat penale “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, dhe “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal”.



