Kërcënimet ndaj Endri Meksit/ Bregu: Kërkimet e policisë të turpshme, apatia e tyre pengon zbardhjen e kërcënimeve ndaj MCN (VIDEO)

Kërcënimet ndaj Endri Meksit/ Bregu: Kërkimet e policisë të turpshme, apatia e tyre pengon zbardhjen e kërcënimeve ndaj MCN (VIDEO)

Dy ngjarje të ndodhura brenda ambientit të MCN TV kanë shqetësuar komunitetin mediatik, ndërsa reagimi i institucioneve mbetet i ngadaltë dhe i diskutueshëm. Gazetari Sokol Bregu, duke folur për MCN Live, kritikoi ashpër veprimet e policisë dhe vonesat në trajtimin e çështjes.

 

Policia ka qenë apatike dhe nuk ka bërë asgjë. Komisariati i nr.1, i cili ka pasur çështjen, dhe komisariati i Farkës kanë treguar diletantizëm. Ata kanë zvarritur hetimet për të mos dalë në përfundim. 

 

Ai shtoi se prokuroria kishte marrë çështjen me vonesë dhe se vetëm dje dosja u kalua te Drejtoria e Krimeve të Rënda, ku shpresohet për një trajtim më të seriozë dhe ekspertizë më të lartë.

 

Gazetari theksoi se ndërkohë që ekzistonte një video e sekuestruar, pamjet ishin shumë të largëta, ndërsa videot e tjera të rëndësishme mund të shuhen pas 9 prillit, për shkak të ruajtjes së pamjeve për vetëm një muaj.

 

Bregu nuk i kurseu kritikat ndaj policisë edhe për procedurat e terrenit. 

 

Në orën 01:00 të natës ka pasur lëvizje minimale në zonën e televizionit, normalisht deri në 11 të mbrëmjes qarkullojnë mijëra njerëz, por në 01:00 të natës një makinë që bën rrethin ka vetëm dy rrugë për t'u larguar, oe për Tiranë, ose Elbasan. Nëse mer drejtimin për Elbasan, tuneli fotografon çdo lëvizje. 

 

Thjesht nuk donin të vepronin, dhe kjo është një turp për ta. Nuk është çështje e MCN, por e sigurisë së gazetarëve dhe interesave të medias edhe pse kam shumë kohë që mendoj se policia nuk ekziston.

 

Gazetari përfundoi me një mesazh të qartë për institucionet.

 

Shpresoj që Krimet e Rënda të përfundojnë hetimet dhe të vendosin drejtësi, sepse interesat e ndryshme nuk duhet të pengojnë gjetjen e personave që kërcënojnë MCN TV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy