Samsung ka nënshkruar një marrëveshje prej 6.5 miliardë dollarësh me kompaninë amerikane të telekomunikacionit Verizon Communications.
Kjo marrëveshje përfshin gjithashtu rrjetin 5G, megjithëse shumica e tij përfshin pajisje, instalime dhe shërbime mirëmbajtjeje.
Wall Street Journal shkruan se marrëveshja, e cila zgjat deri në fund të vitit 2025, mund të forcojë besueshmërinë e Samsung si një furnizues i teknologjisë G5, sipas analistëve amerikanë.



