Një ndër kriteret mbi të cilat është miratuar harta e re gjyqësore, është transporti publik dhe distanca që ka qytetari nga gjykata. Këshilli i Lartë Gjyqësor, këtë kriter e ka analizuar duke përdorur aplikancionin Google Maps. Erida Skëndaj sqaron se janë shokuar nga reagimi i Këshilli të Lartë Gjyqësor, i cili ka thënë se ia kishin kërkuar këtë qeverisë, por nuk i është vënë në dispozicion.
E ka analizuar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, duke marrë një app që është Google Maps, pra matësi i distancës nëpërmjet shërbimit satelitor nga një zonë e caktuar në Gjykatën e Apelit të Tiranës, i cili nuk tregon në të vërtetë, le të themi, mundësinë që kanë qytetarët për të udhëtuar, sepse tregon thjesht një distancë, duke e analizuar këtë distancë në tre mënyra. Google Maps analizon nëpërmjet makinës private distancën, e analizon nëpërmjet trasportit publik që jo të gjitha zonat ku ka njerëz të cilët kanë nevojë për mbështetje financiare kanë akses në këto mjete të transportit publik ose shpesh është dhe i munguar transporti publik.
Një nga pikat që kemi ngritur ne është që a keni marrë ju informacion për të analizuar transportin publik, disponueshmërinë e tij dhe koston para se ta bëni këtë vlerësim dhe në mënyrë shumë shokuese ne jemi njohur me reagimin e Këshillit të Lartë gjyqësorë në seancën dëgjimore që u bë në parlament dhe na u tha se ja kemi kërkuar këshillit të ministrave por nuk e kanë vënë në dispozicion.



