Ish-deputeti Bardhyl Reso kritikoi daljen publike të kryehetuesit të kohës së diktaturës Qemal Lame, në emisionin “Opinion”, si dhe qasjen e moderatorit Blendi Fevziu në raport me pyetjet.
Duke folur në emisionin "Arnautistan", Reso i konsideroi si qesharake rrëfimet e Lames, duke e cilësuar këtë të fundit si “lëpirës” dhe “kriminel”.
Kurajo dhe guximi që ka ai që të kërkojë një hapësirë gati dy orë në një prej stacioneve televizive më të shikueshme! Për çfarë arsye duhet që kryehetuesi i regjimit komunist, që janë kryer krime monstruoze... Edhe ky person merr përsipër të tregojë se ka bërë hetuesi brenda ligjit! Jam dakord që ai (Blendi Fevziu) ta marrë në intervistë, por s’i bëri asnjë pyetje për veprimtarinë si hetues, dëgjonte me kureshtje përrallat që i tregonte Qemal Lamja. Kush i ha këto përralla?! Edhe fakti që Qemal Lame vjen të mbrojë Kadarenë, janë veprime të interesave personale. Këto janë lëpirës, përveç kriminelë. Shet dëngla për t’i bërë qejfin njërit apo tjetrit. Si Blendi s’i bëri një pyetje si u bëre kryehetues, për çfarë vlerash. Ai vazhdonte të këmbëngulte që kam kundërshtuar Ramizin. Po të ishte burrë Qemal Lame do bënte atë që bëri Manol Konomi. Në përgjithësi shqiptarët janë të indoktrinuar me indoktrinimin marksist-leninist. Këto janë pasojat të gjitha, sepse njerëzit s’kanë as më të voglin sinqeritet të tregojnë të drejtën dhe të tregojnë defektet. Asnjëherë në Shqipëri s’u luftuan mbeturinat komuniste. Akoma dëgjoj aty thonë jo parti e djathtë konservatore, janë gjëra qesharake. Si është e mundur që PD do bënte ndryshimin kur 95 për qind e saj ishin komunista vetë, ose bij komunistash. Kjo është të rrahësh ujë në hava kot! Shqipëria është vendi që ka nivelin e patriotizmit më të ulët se çdo vend tjetër”.



