
Erzeni ka bërë surprizën e madhe, teksa triumfoi miniamlisht ndaj Tiranës në kryeqytet.
Shijakasit regjistrojnë fitoren e dytë radhazi në kampionat, ndërsa i shkaktojnë bardhebluve humbjen e parë.
Vendosi goli i shënuar nga Maliqi në minutën e 17-të, me Erzenin që merr 3 pikë shumë të rëndësishme.
Me këtë fitore, skuadra e Deliallisit ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 8 pikë, ndërsa Tirana mbetet në vendin e parë me 10 pikë.



