Zbulohen në plazhin e ishullit Wight të Anglisë ​gjurmët e dinozaurëve

Zbulohen në plazhin e ishullit Wight të Anglisë ​gjurmët e dinozaurëve

Për çdo adhurues të filmit “Jurassic Park”, tani mund të jetë shansi për të ecur në të njëjtën rrugë si gjigantët parahistorikë përpara nesh, pasi një grup gjurmësh dinozauri të ruajtura mirë u zbuluan në një plazh në brigjet jugore të Anglisë.

Inxhinierët nga Agjencia e Mjedisit e qeverisë po hetonin se si të përforconin mbrojtjen e detit përgjatë bregdetit Yaverland në ishullin Wight, kur zbuluan fosilet, sipas një njoftimi për shtyp.

Ekspertët besojnë se gjurmët 125 milionë-vjeçare mund të jenë nga një Mantellisaurus, shtatë metra i gjatë dhe me tre gishta, gjë që i dallon ata nga dinozaurët e tjerë.

Gjurmët e dinozaurëve u zbuluan në një plazh pranë një kafeneje, një parkingu dhe një stacioni autobusi.

Mantellisaurus-ët ishin barngrënës dhe jetuan gjatë periudhës së hershme të Kretakut, e cila përfundoi 66 milionë vjet më parë.

Agjencia e Mjedisit tha se fosilet u gërmuan në një destinacion pushimi pranë një kafeneje në plazh, një parking makinash dhe një stacion autobusi. Por, ndërsa turistët pa e ditur kanë ecur në gjurmët e dinozaurëve, ky lloj zbulimi nuk është befasi për ekspertët.

Martin Munt, kurator i muzeut lokal të “Dinosaur Isle”, e quajti ishullin Wight si “vendndodhja më e pasur e dinozaurëve në Evropë”.

Në deklaratën për shtyp, Munt tha se 35 lloje të ndryshme dinozaurësh janë gjetur në ishull dhe se ndërsa ata nuk mund të jenë të sigurt për speciet e dinozaurëve që kanë lënë gjurmët, ka shumë të ngjarë që një Mantellisaurus të ketë qenë këtu, jo vetëm në të tjera pjesë të bregdetit jugor”, ku supozohej se ishin më të zakonshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy