
Pretendime të forta për korrupsion janë ngritur nga operatorët turistikë në Durrës. Sipas tyre, inspektorët po shfrytëzojnë ligjin për trajtimin e ujërave të zeza për t’u kërkuar bizneseve ryshfete të majme, ose në të kundërt i kërcënojnë me gjoba që arrijnë deri në 30 milionë lekë të vjetra. Denoncimi u bë publik gjatë një takimi me institucionet qendrore.



